Sport

Didier Deschamps, kampion i Botës si lojtar, por edhe kampion i Botës si trajner…

15 Tetor 2021, 05:17 Nga DOSJA
Didier Deschamps, kampion i Botës si lojtar, por edhe kampion i Botës

FRANCE Kampion i Botës si futbollist më 1998, kampion i Botës si trajner më 2018, Didier Deschamps ka bërë historinë e futbollit të Francës dhe askush nuk do të jetë kurrë në gjendje ta tejkalojë atë dhe të zërë vendin e tij në zemrat e tifozëve transalpinë.

I lindur në Bayonne në 1968, ai bëri hapat e tij të parë si një lojtar profesionist në Nantes para se të transferohej në Marsejë, me një sezon në huazim në Bordo. Në 1994 ai mbërriti në Itali, te Juventus, ku qëndroi për pesë sezone.

Duke e mbyllur karrierën si lojtar mes Chelsea dhe Valencia, ku pas lamtumirës ai nisi menjëherë një karrierë si trajner, në stolin e Monakos. Gjithashtu në këtë rast mbërritja në Itali ishte për Juventusin dhe në vitin 2009 kalimi në Marsejë.

Që nga viti 2012 ai është trajner i kombëtares së Francës, me të cilën fitoi edhe Nations League më 2021. Si futbollist, Diedier Deschamps ka fituar tre Ligue 1, tre Serie A, dy Superkupa të Italisë, një FA Cup, dy Champions League, një Kupë Interkontinentale, një Superkupë UEFA, një Kupë Bote dhe një Europian.

Ndërsa si trajner, ai fituar katër Kupa të Ligës Franceze, një Ligue 1, dy Superkupa Franceze dhe një Kupë Bote. Sot Deschamps mbush 53 vjeç.

Gjithashtu, edhe Andy Cole, Niko Kovac, David Trezeguet, Francesco Benussi dhe Mesut Ozil kanë lindur sot.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport didier deschamps kampion i botes nations league më 2021 didier deschamps kampion i botes nations league më 2021

Sondazh

Poll