Sport

Abraham në dyshim: Torino, një mundësi për të treguar veten Shomurodov…

15 Tetor 2021, 07:57 Nga DOSJA
Abraham në dyshim: Torino, një mundësi për të treguar

ITALI – Futbolli, ashtu si jeta, përbëhet nga dyer rrëshqitëse. Trenat kalojnë vetëm një herë dhe të dielën, Eldor Shomurodov, me siguri do të dëshirojë të hipë në bord. Nga ana tjetër, gjendja fizike e Abrahamit, është shqetësuese në Trigoria.

Sulmuesi ende ndjen dhimbje në kyçin e këmbës, nga trauma në ndeshjen kundër Hungarisë dhe tani i kanë mbetur vetëm dy seanca stërvitore për të përmbysur një situatë, që duket se është e destinuar që anglezi të humbasë sfidën në Torino.

Mourinho të paktën do të donte ta kishte në stol dhe me stafin e tij po i provon të gjitha (fizioterapi, lazer, tekar dhe anti-inflamatorë), por ndërkohë po përgatit edhe planin B. Eldor Shomurodov, në fakt, edhe ai është kthyer nga ekipit kombëtar i Uzbekistanit.

Që nga dje ai ka rifilluar stërvitjen në Trigoria dhe sipas të gjitha gjasave, do të jetë titullar i sulmit verdhekuq në “Allianz Stadium” të dielën në mbrëmje. Në këtë pjesë të parë të sezonit, ai ende nuk ka treguar se çfarë kishte treguar në përgatitore, ku kishte shënuar në çdo ndeshje miqësore.

Ardhja e Abrahamit e nxorri në hije dhe kur ishte në fushë që nga minuta e parë së bashku me anglezin, ai nuk shkëlqeu. Në 404 minutat e luajtura deri më tani, goli i vetëm i Shomurodovit është ai në “play-off”-in e Conferencë League kundër Trabzonspor.

Shumë pak në lidhje me investimin e bërë nga Roma, por e diela me Juve mund të jetë një mundësi për t’i provuar Mourinhos, se ai nuk është vetëm sulmuesi i kupës, por se mund të konkurrojë për vendin me Abrahamin edhe në kampionat.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport conference league ekipit kombëtar i uzbekistanit eldor shomurodov gjendja fizike e abrahamit conference league ekipit kombëtar i uzbekistanit eldor shomurodov gjendja fizike e abrahamit

Sondazh

Poll