Sport

FIFA ndihmon në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani, ndërmjetës ishte Katari

15 Tetor 2021, 09:43 Nga DOSJA
FIFA ndihmon në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani,

ZVICER – FIFA në mbështetje të refugjatëve nga Afganistani. Organi më i lartë i futbollit botëror, përmes kanaleve të saj zyrtare, konfirmon se “pas negociatave të ndërlikuara ajo, me mbështetjen e Katarit, ka evakuar pothuajse 100 anëtarë të familjes së futbollit nga Afganistani, përfshirë disa futbolliste femra.

FIFA shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për qeverinë e Katarit, për mbështetjen e saj në lehtësimin e negociatave dhe sigurimin e kalimit të sigurtë për këta individë, të konsideruar si në rrezik shumë të lartë, në një fluturim çarter të “Qatar Airways” nga Kabuli në Doha.

Drejtuesit e FIFA-s kanë punuar vazhdimisht me qeverinë e Katarit, që nga gushti, për evakuimin e grupit dhe do të vazhdojnë të punojnë për evakuimin e sigurtë të anëtarëve të tjerë të familjes së futbollit në të ardhmen,”- njofton FIFA.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 100 futbollistë afganë afganistani fifa me mbështetjen e katarit qatar airways 100 futbollistë afganë afganistani fifa me mbështetjen e katarit qatar airways

Sondazh

Poll