Sport

Blatter për Kupën e Botës 2022: “Platini votoi për Katarin, me kërkesën e Sarkozy”

15 Tetor 2021, 08:44 Nga DOSJA
Blatter për Kupën e Botës 2022: “Platini votoi për

ZVICER – Joseph Blatter, ish-presidenti i FIFA-s, i akuzuar dhe përjashtuar për korrupsion, është kthyer në rrugën e duhur në dokumentarin e titulluar “Njeriu që shiti Kupën e Botës”, që do të transmetohet në “Discovery +” nga 21 tetori. Gazeta italiane “La Repubblica” ka botuar disa ekstrakte të fjalëve të tij, në lidhje me temën, të cilat ne po i botojmë më poshtë:

“FIFA nuk ishte e korruptuar. Njerëzit në FIFA ishin. A ka paguar Katari ryshfet për të pritur Kupën e Botës? Nuk e di, nuk kam pare gjë. Por për të marrë Kupën e Botës gjithçka është e mundur. Unë jam në paqe me veten dhe me botën, por jo me pasardhësin tim (Gianni Infantino). Ai u kthye kundër meje, ishte e padrejtë. Në çdo rast, Kupa Botërore nuk prodhon pasuri për vendin pritës”.

Më në fund, ish-papa i futbollit, sulmon Platinin, duke e akuzuar se ka ndryshuar mendje në vitin 2010, i shtyrë nga presidenti i atëhershëm francez, Nicolas Sarkozy, në lidhje me caktimin e Kupës së Botës 2022, në Katar: “Një javë para se të caktohej, Michelin (Platini) e kishte thërritur dhe i ishte kërkuar të votonte për Katarin. Ai duhej t’i kishte thënë “Jo” presidentit të tij. Ai do të kishte bërë diçka të mirë për botën, jo vetëm për një vend.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport gianni infantino i akuzuar dhe përjashtuar për korrupsion ish-presidenti i fifa-s joseph blatter la repubblica michelin platini nicolas sarkozy gianni infantino i akuzuar dhe përjashtuar për korrupsion ish-presidenti i fifa-s joseph blatter la repubblica michelin platini nicolas sarkozy

Sondazh

Poll