Sport

U dëmtua në Nations League, sulmuesi Ferran Torres, 6 javë jashtë fushave

15 Tetor 2021, 07:20 Nga DOSJA

ANGLI – Ndeshjet e kombëtareve në mes të sezonit, në ndonjë rast i penalizojnë klubet, pasi futbollistët edhe mund të dëmtohen. Nuk kanë shpëtuar kampionët britanikë të  Mançester Sitit, të cilët kanë humbur një element shumë të rëndësishëm.

Raportohet se Ferran Torres do të mungojë për 6 javë, për shkak të një dëmtimi, që ka pësuar në finalet e Nations League me kombëtaren e Spanjës. Sulmuesi ishte heroi i kualifikimit ndaj Italisë, me dy golat që realizoi në gjysmëfinalen, ku dëmtoi edhe thembrën. Edhe pse ishte i dëmtuar, ai luajti edhe në finalen ndaj Francës për 94 minuta.

Kësisoj, sulmuesi spanjoll Ferran Torres do të mungojë në radhët e Manchester Cityt në ndeshjet e Premier League ndaj Burnley, Brighton, Crystal Palace dhe Manchester United në “Old Traford”, ndërkohë që do të mungojë edhe Bryzh për Champions League.

Lajmi është i keq edhe për Luis Enriquen, që nuk do ta ketë sulmuesin Ferran Torres në dispozicion për sfidën ndaj Suedisë në muajin nëntor, ku Spanja duhet ta fitojë me çdo kusht për të siguruar kualifikimin direkt në Botërorin “Katar 2022.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ferran torres luis enriquen manchester cityt nations league ferran torres luis enriquen manchester cityt nations league

Sondazh

Poll