Sport

Rikthehet futbolli shqiptar, njihuni me kalendarin e javës së 5-të

15 Tetor 2021, 05:36 Nga DOSJA

TIRANE – Këtë fundjavë rikthehen kampionati shqiptar me Abissnet Superiore, java e pestë.

Ndeshjet do të luhen në tre ditë. Kërkesa e Tiranës për të shtyrë ndeshjen e kësaj jave me Teutën nuk është pranuar dhe kjo ndeshje e rëndësishme nuk do të luhet më në orën 13:45 në Rrogozhinë, por të dielën në stadiumin “Elbasan Arena” në dritën e prozhektorëve në orën 19:45.

Kjo javë do të hapet me dy sfidat e ditës së shtunë në orën 13:45, Kastrioti-Skënderbeu e cila do të luhet në stadiumin e qytetit të Kamzës dhe Laçi-Egnatia në stadiumin e qytetit të Laçit.

Të dielën do të zhvillohen dy supersfida, në orën 16:45 në stadiumin “AIR Albania”, Partizani-Kukësi dhe në orën 19:45 në “Elbasan Arena”, Teuta-Tirana.

Ndërsa siparin e kësaj jave do ta ulë takimi Vllaznia-Dinamo, i cili do të luhet ditën e hënë, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 19:45.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar futboll kategoria superiore #abissnet superiore #kampionati shqiptar futboll kategoria superiore

Sondazh

Poll