Sport

Zyrtare: Paraguaji, shkarkon trajnerin Berizzo, pas humbjes poshtërues në Bolivi

15 Tetor 2021, 09:08 Nga DOSJA

PARAGUAJI – I ka kushtuar shumë humbja e thellë në Bolivi, në orët e vona të së enjtes trajnerit Eduardo Berizzo të Paraguajit.

Në fakt, humbja 4-0 në La Paz plotësoi tablonë e tetorit, ku Paraguaji arriti të merrte vetëm një pikë të mjerueshme, duke e parë veten gjithnjë e më larg nga Kupa e Botës.

Aktualisht Paraguaji renditet në vendin e shtatë, me 12 në pikë të barabarta me bolivianët, ndërkohë që vendi i pestë, i cili vlen të paktën për “play-off”, është 4 pikë larg.

Për këtë arsye, Federata e Futbollit të Paraguajit ka vendosur të shkarkojë trajnerin Eduardo Berizzo me efekt të menjëhershëm. 51-vjeçari, Berizzo, kishte marrë frenat e kombëtares paraguajane në shkurt të vitit 2019.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bolivi federata e futbollit të paraguajit kupa e botes paraguaji play off trajnerit eduardo berizzo bolivi federata e futbollit të paraguajit kupa e botes paraguaji play off trajnerit eduardo berizzo

Sondazh

Poll