Sport

Reja formoi një skuadër që luan mirë futboll, por e ardhmja e tij është në ajër?!

15 Tetor 2021, 05:02 Nga DOSJA
Reja formoi një skuadër që luan mirë futboll, por e ardhmja

 

TIRANE – Shqipëria ka një të ardhme të ndritur sa i përket ekipit, lojtarëve të rinj dhe grupit të sapoformuar nga trajneri Edoardo Reja.

Por vetë italiani ndoshta hallka më e “dobët” e skuadrës dhe kjo lidhur me moshën e tij 76-vjeçare që tregon gjithnjë e më tepër një avancim drejt fundit të karrierës së tij.

Sa i përket fundit të kontratës me kuqezinjtë gjithçka mbyllet në pranverën e ardhshme dhe gjasat për rinovim sa vijnë e pakësohen, jo për rezultate e objektiva, por për atë që përmendëm më sipër moshën.

Italiani u ul në stolin kuqezi më 17 prill të vitit 2019 pas largimit të Panuçit dhe që nga ajo kohë ai ka drejtuar 25 ndeshje dhe regjistron një bilanc pozitiv me 12 fitore, 4 barazime, 9 humbje.

Në këto kualifikuese ai arriti të grumbullonte edhe një rekord pikësh, ku janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur, por nga ana tjetër shanset për të kapur vendin e dytë janë vetëm matematikore më tepër se reale.

Ndërkohë për të mësuar për të ardhmen e stolit kuqezi duhet pritur në fillim mbyllja e këtyre eliminatoreve dhe nga aty do të filloinë diskutimet për të marrë një vendim.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #edireja boterori eliminatoret kombetarja kontrata #edireja boterori eliminatoret kombetarja kontrata

Sondazh

Poll