Bota

Paraqitja e fundit e Kim Jong-Un ngre pikëpyetje për shëndetin e tij

13 Tetor 2021, 14:02 Nga DOSJA
Paraqitja e fundit e Kim Jong-Un ngre pikëpyetje për shëndetin e

KOREJA E VERIUT– Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un shfaq më i hollë dhe elegant se kurrë këtë javë me kostumin e tij ‘të varur’ mbi të ndërsa fliste në një shfaqje të forcave ushtarake të hënën.

Sipas mediave të huaja, Kim Jong Un u shfaq dukshëm i dobësuar në fotot e reja të publikuara nga mediat shtetërore dhe të paraqitura duke ecur në një qilim të kuq ku kishte raketa të mëdha të vendosura mbi kamionë.

Ai kishte veshur një kostum të errët me pantallona shumë të gjera dhe një xhaketë, e cila dukej se ishte varur ndërsa muaj më parë ajo e sigurt do ti qëndronte ‘ngjitur’ rreth barkut të tij.

Fakti që Kim Jong Un ka humbur peshë muajt e fundit i bën shumë të pyesin nëse kjo është për shkak të një vendimi personal apo është një taktikë e detyruar për shkak të një sëmundjeje.

Në fillim të këtij viti, Koreja e Veriut ndaloi qytetarët të diskutojnë për humbjen e peshës së Kim Jong Un dhe tha se thashethemet ishin një “akt reaksionar” . Qeveria theksoi se udhëheqësi i Koresë së Veriut hëngri më pak “për hir të vendit” pasi ai përballej me mungesa të mëdha ushqimi dhe pretendoi se Kim ishte i shëndetshëm.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dobesohet kim jong un kim jong un koreja e veriut dobesohet kim jong un kim jong un koreja e veriut

Sondazh

Poll