Bota

Drejtësia e Kosovës drejt Vettingut, miratohet drafti nga qeveria

13 Tetor 2021, 10:04 Nga DOSJA
Drejtësia e Kosovës drejt Vettingut, miratohet drafti nga qeveria

PRISHTINË– Qeveria e Kosovës ka miratuar sot kalimin e draft-dokumentit për zhvillimin e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë.

“Është fillim i mirë dhe i mbarë në reformën në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë prezantimit të këtij draft-dokumenti para ministrave

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gjyqësori duhet të jetë i pavarur jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje. Ky draft-dokument për vetingun vjen në kohën kur në Kuvend u votua në parim projektligji për ndryshimin e ligjit për disiplinim e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Vettingu pritet që t`i hap rrugë shkarkimit nga detyra të një sërë prokurorësh dhe gjyqtarësh edhe për shkelje disiplinore dhe paraqet një mekanizëm të rëndësishëm në disiplinimin e tyre.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albuena haxhiu draft-dokumenti vettingut kosove vetingu ne kosove albuena haxhiu draft-dokumenti vettingut kosove vetingu ne kosove

Sondazh

Poll