Bota

Policia e Kosovës shpall në kërkim 5 persona të tjerë, shkon në 10 numri total

13 Tetor 2021, 13:43 Nga DOSJA
Policia e Kosovës shpall në kërkim 5 persona të tjerë,

KOSOVË– Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe pesë persona tjerë, lidhur me operacionin e realizuar në Prishtinë, Pejë, në Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut duke e çuar kështu numrin e personave të kërkuar nga policia për kontrabandë në 10.

Edhe pas arrestimit të tetë personave të dyshuar, kanë vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave. Hetimet intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra, janë realizuar nën autorizimin e prokurorisë kompetente, e që kanë rezultuar deri më tani me identifikimin e (5) personave të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim”, njofton policia.

Ajo gjithashtu bën thirrje për këdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të informojë policinë dhe informon se po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në kontrabandë.

Kushdo që ka informacione për vendndodhjen e personave të kërkuar më lartë, policia apelon të lajmërohen në numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999, “të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale. Njëkohësisht Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra por edhe në aktet kriminale dhe sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri të kryera ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë sot gjatë operacionit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Më poshtë mund t’i shihni edhe pesë personat e parë të shpallur në kërkim nga policia.

Lajmi kryesor/ Tensione në Kosovë! Serbët në Veri sulmojnë Policinë, 8 të arrestuar, edhe shqiptarë

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora \halil sylejmani besim zeqiri festim sylejmani fitim latifi milan radisavljevic policia e kosoves tensionet në veri të kosovës \halil sylejmani besim zeqiri festim sylejmani fitim latifi milan radisavljevic policia e kosoves tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll