Bota

E rëndë në Greqi, e mitura përdhunohet në një instucion

13 Tetor 2021, 14:12 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi, e mitura përdhunohet në një

GREQI– Tmerri absolut u përjetua nga një vajzë 8-vjeçare në një institucion në Rodos pasi ajo ra viktimë e përdhunimit.

Sipas mediave greke, 8 vjeçarja, e cila vjen nga një fshat në ishull, po trajtohet nën mbikëqyrjen e një punonjësi social dhe një pediatri, pas një ankese nga një person se ajo ishte përdhunuar.

Rasti është vënë nën mbikëqyrjen e drejtuesit të Prokurorisë Publike të Rodosit, i cili udhëzoi çdo shërbim kompetent të fillojë procedurat e përcaktuara. I njëjti informacion thotë se në fazën e parë u vërtetua se përdhunimi ishte kryer me dhunë, fakt që aktivizon menjëherë procesin e ndjekjes penale dhe hetimin urgjent nga autoritetet policore.

Autoritetet e akuzës tashmë po vënë në shënjestër persona me të cilët vajza 8-vjeçare kishte kontakte, ndërsa familja dhe të afërmit e tyre pritet të thirren për të dëshmuar. Fëmijës ju sigurua mbështetje e plotë psikologjike dhe një punonjës social është gjithmonë pranë saj, ndërsa kontakti me çdo të afërm është i ndaluar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni perdhunim ne greqi perdhunohet e mitura ne greqi rodos perdhunim ne greqi perdhunohet e mitura ne greqi rodos

Sondazh

Poll