Bota

Momenti kur plagoset një serb nga përplasjet në veri të Kosovës

13 Tetor 2021, 13:09 Nga DOSJA
Momenti kur plagoset një serb nga përplasjet në veri të

SERBI– Një shtetas serb i identifikuar si Srecko Sofronijevic, i cili u qëllua gjatë inkursionit të mëngjesit të sotëm nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, aktualisht po i nënshtrohet një operacioni në një spital në Mitrovicën e Kosovës, ka mësuar “Blic“.

Ai ka një plagë të rëndë me armë zjarri, ku sipas informacioneve të para, ai është në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Sipas mediave serbe, Sofronijevic u qëllua në momentin kur policia e Kosovës hapi zjarr, dhe serbët e grumbulluar filluan të vrapojnë drejt strehimit. Plagosja u shkaktua me armë zjarri, ai u qëllua në zonën e gjoksit por gjithashtu ai mori plagë në shpatull dhe brinjë, ai ka hyrë në operacion për të nxjerr plumbin.

Ai është në terapi intensive dhe është në gjendje të rëndë’ – tha për “Kosova Online”, kirurgu Zlatan Elek.

Lajmi kryesor/Tensione në Kosovë! Serbët në Veri sulmojnë Policinë, 8 të arrestuar, edhe shqiptarë

(d.a/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosove srecko sofronijevic tensione në veri të kosovës zlatan elek kosove srecko sofronijevic tensione në veri të kosovës zlatan elek

Sondazh

Poll