Bota

Media serbe vë në “lojë” Policinë e Kosovës: Hynë me armë për të marrë karamele

13 Tetor 2021, 13:01 Nga DOSJA
Media serbe vë në “lojë” Policinë e

KOSOVË – Aksioni i sotëm i Policisë Kosovare kundra futjes së mallrave kontrabandë në 4 zona të vendit, ku u plagosën 6 efektivë, është diskutuar edhe nga mediat serbe. Sipas medias serbe Blic, Policia e Kosovës ka sekuestruar mallra kontrabandë në farmaci e dyqane dhe titulli që i kanë vendosur lajmit thotë se është shokuese që policia e Kosovës hyn me armë dhe gjen vetëm çokollata.

“Shokuese. Ja pse po futet policia e Kosovës me armë ne dyqanet serbe, gjejnë veç cokollata, karamele, pije dhe çamçakëz”, thotë titulli i medias serbe, ku theksi është vendosur në mallrat e sekuestruar që ishin sipas tyre vetëm çokollata, lëngjë, karamele dhe çamçakëza.

“Fotografitë tregojnë çokollata, lëng të verdhë, karamele dhe çamçakëz. Policia e Kosovës bastisi barnatore, dyqane, magazina dhe objekte të tjera, dhe policia e Kosovës njoftoi se po kryente një aksion kundër kontrabandës së mallrave dhe publikoi fotografi të mallrave të konsumit të sekuestruar”, shkruan ndër të tjera Blic.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 8 te arrestuar ne kosove aksionu kunder kontrabandes policia e kosoves sulmohet policia e kosoves 8 te arrestuar ne kosove aksionu kunder kontrabandes policia e kosoves sulmohet policia e kosoves

Sondazh

Poll