Bota

Kosovë/ Kërkoi t’i ulë pagën vetes, kërkesa e ÇUDITSHME e auditueses së Përgjithshme

13 Tetor 2021, 12:09 Nga DOSJA
Kosovë/ Kërkoi t’i ulë pagën vetes, kërkesa e

KOSOVË – Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transferë, i Kosovës ka aprovuar ditën e sotme kërkesën e Auditueses së Përgjithshme, Vlora Spanca, për uljen e pagës së saj në 2 800 euro. Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, tha se sipas vetë kërkesës që Auditorja e Përgjithshme ka bërë për uljen e pagës së saj nga 3835 euro në 2800 euro.

Deputeti Eman Rrahmani tha se nuk është etike që të përzihen në kërkesën që vetë Auditorja e Përgjithshme ka bërë. Ai ka theksuar se kjoi është vetiniciativë dhe nuk do të thotë së do bëhet e aplikueshme tek të gjithë.

“Ka qenë vetiniciativë dhe nuk është etike nga ne të përzihemi në këtë pjesë apo të ndryshojmë pasi është diçka simbolike dhe të lihet vlera e asaj që ka kërkuar pra 2800 euro. Nuk duhet që të ndikojmë edhe tek dikush që ndoshta kërkon ulje page dhe me u ndikua që ne mundemi edhe më shumë t’i ulim,”- tha Rrahmani.

Pra kërkesa u pranua dhe dhe paga e Auditores së Përgjithshme Vlora Spanca do të jetë 2800 euro bruto.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora auditorja e pergjithshme omisioni për buxhet punë dhe transfere ulje pagash vlora span auditorja e pergjithshme omisioni për buxhet punë dhe transfere ulje pagash vlora span

Sondazh

Poll