Bota

Mbyllen hetimet për vrasjen që tronditi Greqinë! Caroline Crouch u vra nga burri

13 Tetor 2021, 13:47 Nga DOSJA
Mbyllen hetimet për vrasjen që tronditi Greqinë! Caroline Crouch

GREQI– Përfundon hetimi për krimin në “Glyka Nera” që tronditi mbarë Greqinë. I akuzuari i vetëm për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch është bashkëshorti i saj Charalambos (Babis) Anagnostopoulos.

Protothema” bën me dije se hetimet lidhur me rastin kanë përdunduar dhe se avokati i të akuzuarit të çështjes ka firmosur dosjen e Prokurorisë. E vetmja e re është se deri më tani nuk ka dalë asnjë provë që tregon se 33-vjeçari kishte një bashkëpunëtor. Tanimë nuk dihet se kush është personi që kërcënonte psikologen e çiftit dhe që i shkatërroi makinën.

Pezull mbeti edhe çështja e heqjes së kamerave të sigurisë që do të përcaktonte faktin nëse krimi ishte i paramenduar. Kjo ndodhi sepse kompania nga Kina nuk iu përgjigj kurrë kërkesës së autoriteteve greke.

Tani pritet vetëm që Prokuroria të kërkojë dënimin për të, e Gjykata të trokasë çekanin e drejtësisë për vrasësin që tronditi vendin fqinjë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos caroline crouch vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll