Bota

Japoni/ Prodhohet vaksina e parë anti-COVID nga bima e duhanit

13 Tetor 2021, 12:58 Nga DOSJA
Japoni/ Prodhohet vaksina e parë anti-COVID nga bima e duhanit

JAPONI– Njësia e një kompanie japanoze e mbështetur nga Philip Morris International po planifikon lançimin e vaksinës së parë në botë të krijuar me bazë bimore kundër covid-19, e cila mendohet të letë më e lirë dhe më e lehtë për tu transportuar se llojet e tjera të vaksinave. Toshifumi Tada, kreu i zhvillimit të biznesit të vaksinave në Mitsubishi Tanabe Pharma , tha se filiali i saj Medicago do të aplikonte për miratimin nga Kanadaja, të vaksinës së prodhuar nga baza bimore e një bime të familjes së duhanit. Grupi farmaceutik me qendër në Osaka pret që kërkesa globale për vaksinat e koronavirusit të mbetet e fortë ndërsa llojet e reja të virusit vazhdojnë të shfaqen, duke i dhënë asaj një mundësi për të hyrë në tregun e dominuar nga Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

“Nuk presim që kërkesa për vaksina anti-covid të bjerë, pasi ka ende shumë pasiguri për variantet e reja. Besojmë se zgjerimi i opsioneve për vaksinat ka vlerë”, tha Tada.

Teksa vaksina tradicionale kundër gripit sezonal kërkon nga 8 deri në 1 vit për tu prodhuar, vaksina që po zhvillohet nga Medicago, mund të prodhohet për 5 deri në 8 javë. Vaksinat me baze bimore gjithashtu nuk kanë nevojë të mbahen në frigoriferë ngrirje gjatë transportit të tyre, pasi mund të qëndrojnë në temperaturat 2 deri në 8 gradë celcius. Kompania planifikon të prodhojë rreth 80 milion doza të vaksinës në fabrikën e saj në Karolinën e Veriut. Pas nisjes së punës në fabrikën e tyre me bazë në Kanada, që pritet të hapet në vitin 2024, kapaciteti i vaksinave pritet të rritet në 1 miliardë doza në vit.

Burimi: Financial Times 

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota medicago vaksina anti-covd vaksine me baze bimore medicago vaksina anti-covd vaksine me baze bimore

Sondazh

Poll