Bota

AGK-ja reagon pas sulmeve të gazetarëve: Duam siguri për punën tonë

13 Tetor 2021, 14:21 Nga DOSJA
AGK-ja reagon pas sulmeve të gazetarëve: Duam siguri për

KOSOVË– Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve që po raportojnë nga veriu i Mitrovicës, pas tensionimit të situatës atje.

Në reagimin e AGK-së thuhet se janë sulmuar gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut. Gjithashtu AGK-ja bën me dije se në Leposaviq sulmuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë.

AGK-ja shpreh shqetësim për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në komunat veriore të Kosovës. Sipas raporteve, janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë”, ka bërë të ditur AGK.

Po ashtu, AGK ka njoftuar se janë sulmuar edhe gazetarët e portalit “Kossev” dhe ka ftuar policinë që të ofrojë siguri për gazetarët gjatë raportimit të tyre.

Ndërkohë, sulme dhe presione ka pasur edhe ndaj gazetarëve të portalit lokal “Kossev”, nga protestuesit. Si pasojë, redaksia i ka tërhequr ekipet e saj nga terreni. AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për gazetarët që të kryejnë punën e tyre në formë të papenguar”, deklaron AGK.

Gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri, gazetarët dhe kameramanët që kanë shkuar për të raportuar për zhvillimet atje, janë sulmuar nga qytetarët. Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, raporton se në drejtim të tyre janë hedhur tri bomba dore.

Lajmi i dhunës ndaj gazetarëve është raportuar dhe nga policia e Kosovës, ku sipas saj qytetarët atje janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë Veri grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajmi kryesor /Tensione në Kosovë! Serbët në Veri sulmojnë Policinë, 8 të arrestuar, edhe shqiptarë

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora asociacioni i gazetarëve të kosovës çlirimtar morina tensionet në veri të kosovës asociacioni i gazetarëve të kosovës çlirimtar morina tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll