Bota

Vrau gruan, piloti grek: Jam i interesuar për edukimin e fëmijës tim, më vjen keq për vajzën

7 Tetor 2021, 22:09 Nga DOSJA
Vrau gruan, piloti grek: Jam i interesuar për edukimin e fëmijës

GREQI– Ka kaluar gati gjysmë viti nga vrasja brutale e Caroline Crouch nga burri i saj, Babis Anagnostopoulos, në shtëpinë e tyre në Glyka Nera por për të ardhmen e vajzës së tyre, Lydia, është marrë një vendim.

Sipas raportit të MEGA, të dy palët ranë dakord që vajza e vogël të qëndrojë me gjyshen e saj Susan dhe gjyshin David, në pritje të vendimit përfundimtar për kujdestarinë e saj në muajt e ardhshëm, ndërsa ajo do të monitorohet nga psikologët e fëmijëve.

Vrasësi foli, përmes avokatit të tij, për MEGA, duke theksuar: Më vjen keq për vajzën time. Unë nuk dua asnjë mosmarrëveshje ligjore mbi kujdestarinë e Lydias. Unë jam i interesuar për interesin e fëmijës tim dhe edukimin e duhur të saj.

Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë.

Deri më tani, pista që qëndron ende është se piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift, por kurrë nuk ka folur për një bashkëpunëtor. Mesa duket ka pasur një të tillë, pasi Policia ka konfirmuar se zëri që bënte kërcënimet nuk ishte i Babis.

Marrë nga Protothema

(km/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll