Bota

Italia drejt rihapjes/ Nga 11 tetori kinematë dhe teatrot 100% të hapura, diskot 50%

7 Tetor 2021, 19:27 Nga DOSJA
Italia drejt rihapjes/ Nga 11 tetori kinematë dhe teatrot 100% të

ITALI– Dritë jeshile nga Këshilli i Ministrave për dekretin që lehtëson më tej masat anti-Covid, duke sjellë në hapjen për përdorim të kapaciteteve të hapësirave kulturore në 100%, kryesisht kinematë dhe teatrot, me respektimin e distancës prej një metër midis spektatorëve. Dekreti legjislativ gjithashtu parashikon rihapjen e diskove, me kusht që kapaciteti në asnjë rast nuk duhet të kalojë 75 përqind të maksimumit të autorizuar jashtë dhe 50 përqind brenda.

Dekreti pritet të hyjë në fuqi nga 11 tetori i këtij viti. Lehtësime të mëtejshme do të ketë në rast se situata vazhdon të përmirësohet, ndërkohë që për ata të cilët nuk respektojnë rregllat dhe abuzojnë me lehtësimin e kufizime, do të ketë ndëshkime të rrepta.

Italia është një ndër vendet më të prakura nga pandemia e covid-19 duke shënuar rreth 131 mijë viktima që nga nisja e saj.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota italia lehteson masat italia lehteson masat

Sondazh

Poll