Bota

100-vjeçari, ish-roje i kampit del para në gjykatë në Gjermani, akuzohet si bashkëpunëtor në 3518 vrasje

7 Tetor 2021, 18:34 Nga DOSJA
100-vjeçari, ish-roje i kampit del para në gjykatë në

GJERMANI –  Një burrë 100-vjeçar ka dalë në gjyq në Gjermani ditën e sotme pasi akuzohet se gjatë shërbimit si roje naziste SS në kampin e përqendrimit Sachsenhausen, pranë Berlinit, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka ndihmuar në vrasjet e bëra aty.

Sipas WG, gjyqi i të pandehurit, i cili akuzohet për 3.518 raste për bashkëpunim në vrasje, u mbajt në gjykatën shtetërore Neuruppin, e cila i zhvendosi procedurat në një sallë sportive të burgut në Brandenburg për arsye organizative. I dyshuari, i cili u identifikua vetëm si Josef S në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, pretendohet se ka punuar në Sachsenhausen midis 1942 dhe 1945 si anëtar i regjistruar i krahut paramilitar të Partisë Naziste.

Avokati i të dyshuarit, Stefan Waterkamp, ​​i tha gjykatës se klienti i tij nuk donte të komentonte mbi akuzat. Autoritetet thonë se i pandehuri konsiderohet mjaft i aftë për të dalë në gjyq pavarësisht moshës së tij të madhe, megjithëse numri i orëve në ditë në seancën e gjykatës do të jetë i kufizuar.

Më shumë se 200,000 njerëz u mbajtën në Sachsenhausen midis 1936 dhe 1945. Dhjetëra mijëra të burgosur vdiqën nga uria, sëmundjet, puna e detyruar dhe shkaqe të tjera, si dhe përmes eksperimenteve mjekësore dhe operacioneve sistematike të shfarosjes SS, duke përfshirë të shtënat, varjet dhe gazrat. Numrat e saktë të të vrarëve ndryshojnë, me një maksimum prej rreth 100,000 personash, megjithëse studiuesit sugjerojnë që shifrat prej 40,000 deri në 50,000 ka të ngjarë të jenë më të sakta.

“I pandehuri me vetëdije dhe dëshirë e ndihmoi dhe e mbështeti këtë sistem të paktën duke kryer me ndërgjegje detyrën e rojes, detyrë e cila ishte integruar pa probleme në sistemin e vrasjeve,” tha prokurori Cyrill Klement në gjykatë.

Një i mbijetuar i Sachsenhausen, 100-vjeçari Leon Schwarzbaum, mori pjesë në gjyq si vizitor.

“Ky është gjyqi i fundit për miqtë, të njohurit dhe të dashurit e mi, të cilët u vranë, në të cilin personi i fundit fajtor ende mund të dënohet , shpresoj,” tha Schëarzbaum, i cili gjithashtu i mbijetoi kampit të vdekjes në Aushvic dhe kampit të përqendrimit Buchenwald.

Hapja e gjyqit vjen një javë pasi u prish gjyqi i një të dyshuare të moshuar që kishte qënë pjesë e një kampi përqëndrimi. Një ish-sekretare 96-vjeçare për komandantin SS të kampit Stutthof anashkaloi hapjen e gjyqit të saj në gjykatën shtetërore Itzehow në Gjermaninë veriore. Ajo u gjurmua brenda pak orësh dhe procedurat do të rifillojnë më 19 tetor.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 100 vjecari ne gjermani ish roja i kampit te perqendrimit 100 vjecari ne gjermani ish roja i kampit te perqendrimit

Sondazh

Poll