Bota

Qindra miliarda u shpenzuan nga SHBA në Afganistan! 10 nga shembujt më flagrantë të ‘humbjeve, mashtrimit dhe abuzimit

7 Tetor 2021, 21:22 Nga DOSJA
Qindra miliarda u shpenzuan nga SHBA në Afganistan! 10 nga shembujt më

KABUL– Gjysmë miliardë dollarë avionë fluturuan për rreth një vit nga Afganistani. Një hotel i madh prej 85 milionë dollarësh që nuk u hap kurrë, uniformat e kamuflazhit për ushtrinë afgane, këto janë pjesë e një katalogu të ankesave të “shpërdorimit, mashtrimit dhe abuzimit” të bëra kundër përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për rindërtimin e Afganistanit. Kostoja totale e luftës në Afganistan, sipas Pentagonit, ishte 825 miliardë dollarë, ndërkohë që Presidenti Joe Biden pretendon për më shumë se trilion dollarë, një shifër që faktorizon kostot afatgjata duke përfshirë edhe kujdesin e veteranëve.

Më poshtë janë 10 rastet:

1) Batanije dimri
Termocentrali Tarakhil u autorizua në 2007 si një gjenerator rezervë për kryeqytetin, në rast se furnizimi me energji elektrike nga Uzbekistani do të kishte problem. Bëhet fjalë për një strukturë e gjerë, moderne, që punonte me turbina me naftë, të furnizuar nga një gjigant inxhinierik i njohur. Vetë objekti kushtoi 335 milionë dollarë për t’u ndërtuar dhe kishte një kosto vjetore të karburantit prej 245 milionë dollarësh.
2) Një flotë gjysmë miliardë dollarësh aeroplanësh ngarkues që fluturuan për një vit
Forcat e reja ajrore të Afganistanit kishin nevojë për aeroplanë mallrash. Në vitin 2008, Pentagoni zgjodhi G222, plot 16. Të gjithë u shitën për skrap për 40,257 dollarë. Kostoja e projektit: 549 milion dollarë.
3) Shtabi i Marinsave prej 36 milionë dollarësh në shkretëtirë, as i kërkuar dhe as i përdorur
Objekti që nuk u përdor kurrë, Camp Leatherneck iu dorëzua afganëve, të cilët e braktisën atë. Kushtoi 36 milion dollarë, nuk u përdor kurrë.
4) 28 milionë dollarë në një model kamuflazhi të papërshtatshëm
Në vitin 2007, u urdhëruan uniforma të reja për ushtrinë afgane. Ministri afgan i mbrojtjes Ëardak tha se donte një model të rrallë kamuflazhi, “Spec4ce Forest”, nga kompania kanadeze HyperStealth. U urdhëruan gjithsej 1.3 milion komplete, me kosto 43-80 dollarë secila. Uniformat nuk u testuan ose vlerësuan kurrë në terren, sepse Afganistani ka vetëm 2.1% mbulesë pyjore në të gjithë territorin. Kostoja: 28 milion dollarë!
5) 1.5 milion dollarë në ditë për të luftuar prodhimin e opiumit
SHBA shpenzoi 1.5 milion dollarë në ditë për programet kundër narkotikëve (nga 2002 deri në 2018). Sipas raportit të fundit të SIGAR, prodhimi i opiumit u rrit në vitin 2020 me 37% në krahasim me një vit më parë. Ky ishte rendimenti i tretë më i lartë që kur filluan regjistrimet në 1994.
6) 249 milion dollarë për një rrugë jo të plotë
Një unazë e gjerë rreth Afganistanit u financua nga grante dhe donatorë të shumtë. Në fund të projektit, 233 kilometra kushtuan 249 milion dollarë.
7) Hotel 85 milionë dollarë që nuk u hap kurrë
Një kompleks i gjerë hoteli dhe apartamentesh ishte porositur pranë Ambasadës Amerikane në Kabul, për të cilën qeveria amerikane dha 85 milionë dollarë hua. Ndërtesat nuk u përfunduan kurrë dhe janë të pabanueshme.
8) Fondi që shpenzoi më shumë për veten sesa Afganistani
Pentagoni krijoi Task Forcën për Operacionet e Biznesit dhe Stabilitetit (TFBSO) e zgjeruar nga Iraku për të përfshirë Afganistanin në 2009, për operacionet e të cilit në Kongresin e Afganistanit u ndanë 823 milionë dollarë. Mbi gjysma e parave të shpenzuara – 359 milion dollarë prej 675 milion dollarë – u shpenzuan për kostot indirekte dhe mbështetëse, jo drejtpërdrejt në projekte në Afganistan
9) Objekti i kujdesit shëndetësor
Një raport i vitit 2015 mbi financimin e USAID -it për objektet e kujdesit shëndetësor në Afganistan bëri me dije se mbi një e treta e 510 projekteve për të cilat u ishin dhënë koordinatat, nuk ekzistonin. USAID nuk pranoi të komentojë.
10) Të paktën 19 miliardë dollarë u zhdukën për “humbje, mashtrim, abuzim”
Një raport i tetorit 2020 paraqiti një total befasues për luftën. Kongresi në atë kohë kishte ndarë 134 miliardë dollarë që nga viti 2002 për rindërtimin në Afganistan. Ata arritën në përfundimin se 19 miliardë dollarë prej tyre – gati një e treta – humbën prej mashtrimit dhe abuzimeve me tenderat.

Marrë dhe përkthyer nga CNN

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota investimi i shba ne afganistan rinderimit ne agfanistan investimi i shba ne afganistan rinderimit ne agfanistan

Sondazh

Poll