Bota

Gjermani/ Laschet i gatshëm të heqë dorë nga ambiciet personale për formimin e qeverisë

7 Tetor 2021, 18:09 Nga DOSJA
Gjermani/ Laschet i gatshëm të heqë dorë nga ambiciet

GJERMANI– Kreu i CDU/CSU, Armin Laschet, ka njoftuar se është i gatshëm të formojë qeverinë e re gjermane sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas mediave gjermane, ai u shpreh se ishte gati të linte anash cdo ambicie personale, nëse kjo do të ndihmontë në lehtësimin e negociatave të mundshme të formimit të një qeverie me Të Gjelbrit dhe FDP.

Laschet u përball me kritika të shumta pas dështimit të zgjedhjeve. Ai u fajsua nga baza partiake dhe kritikët e nivelit drejtues për humbjen e zgjedhjeve dhe bisedimet e pasuksesshme për të formuar një koalicion xhamajkan.

Unioni CDU/CSU mori vetëm 24.1 përqind të votave në zgjedhje, rezultat ky më i dobëti i Unionit në historinë e zgjedhjeve që pas Luftës së Dytë Botërore. 

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota armin laschet zgjedhjet ne gjermani armin laschet zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll