Bota

Erdogani vuan nga një sëmundje e rëndë? Opozita kërkon ekzaminim nga një organ mjekësor i pavarur

7 Tetor 2021, 18:31 Nga DOSJA
Erdogani vuan nga një sëmundje e rëndë? Opozita kërkon

ANKARA– Kreu i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kilicdaroglu ka kërkuar që shëndeti i presidentit turk Tajip Erdogan të shqyrtohet nga një organ mjekësor i pavarur.

E gjitha ka nisur pas aludimeve se Erdogan vuan nga një sëmundje e rëndë, të cilën ka vendosur që ta mbajë të fshehtë nga publiku. Pas raportimeve në media, të cilat kanë nxjerrë edhe pamje të presidentit jo në gjendje të mirë, kreu i opozitës ka kërkuar edhe kontrollin e Erdogan, të cilin e cilëson si çështje me përparësi.

“Kërkesa për vërtetim mjekësor të shëndetit të tij tani është bërë çështje e sigurisë kombëtare. Erdogan duhet të shqyrtohet menjëherë nga një organ i pavarur,”-u shpreh kreu i opozitës.

Ndërkohë që zërat për sëmundjen e tij shtohen, kanë nisur dhe aludimet se kush do të jetë pasardhësi i tij në detyrë, e ai që do të udhëheqë partinë në zgjedhjet e vitit 2023. Ekpsertët vlerësojnë se nëse Erdogan ikën, politika turke mund të kthehet në diçka që i ngjan status quo pasi përçarjet në AKP mund të shkaktojnë destabilitet në vend.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kemal kilicdaroglu recep tajip erdogan semundja e erdogan kemal kilicdaroglu recep tajip erdogan semundja e erdogan

Sondazh

Poll