Bota

Vdes një grua në Malishevë, vaksina anti-covid dyshohet të jetë bërë shkak

7 Tetor 2021, 19:03 Nga DOSJA
Vdes një grua në Malishevë, vaksina anti-covid dyshohet të

KOSOVË– Një grua ka humbur jetën sot në malishevë. Familjarët dyshojnë se shkak për këtë është bërë vaksina anti-covid. Sipas policisë ngjarja mendohet të ketë ndohur rreth orës 17;00 pasditen e sotme.

“Sot rreth orës 17:00, nga QKMF-e Malishevë është njoftuar Stacioni policor se nga familjaret e saj ishte sjellë një person – femër pa shenja jete. Rastit i është përgjigjur patrulla policore dhe njësia e hetimeve S.P. Malishevë, sipas mjekut kujdestar nuk vërehet ndonjë element dyshimi rreth vdekjes por në kontakt me familjarët e viktimës të njëjtit deklarojnë dhe dyshojnë se shkaktar i vdekjes mund të jetë vaksina Anti Covid-19 të cilën viktima e kishte marrë para tre dite në QKMF Malishevë”, deklaroi Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai shtoi se lidhur me këtë rast është kontaktuar prokurori i krimeve të rënda. Trupi i pajetë i viktimës është marrë nga instituti i mjekësisë ligjore për obduksion.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vdes gruaja ne malisheve vdes gruaja ne malisheve

Sondazh

Poll