Bota

VIDEO/ Arrestohet bosi i madh i “Ndranghetas”, fshihej brenda një bunkeri, Policia gjen mijëra euro

7 Tetor 2021, 18:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Arrestohet bosi i madh i “Ndranghetas”, fshihej brenda

ITALI- Karabinierët italianë kanë arrestuar ditën e sotme pas shumë përpjekjesh bosin e grupit mafioz “Ndrangheta”, Cosimo Damiano Gallace, në Isca, pranë brigjeve të detit Jon. 60-vjeçari ishte në kërkim prej një viti pasi ishte dënuar më herët me 14 vite burg, nën akuzën e drejtimit të një grupi mafioz.

Sipas RAI, në kohën e operacionit, i arratisuri nuk u gjurmua menjëherë në shtëpi edhe pse shoqëruesi i tij 34-vjeçar dhe vajza e tij 4-vjeçare ishin atje, duke pushuar në dhomën e gjumit. Gallace, pas një kërkimi të gjatë dhe të përpiktë, u gjet dhe u kap brenda një bunkeri me akses të fshehur nga një mur i rremë i vendosur nën një pasqyrë në dhomën e gjumit.

Dera e vendit të fshehjes, e lidhur me një pajisje mekanike, mund të hapej vetëm duke kthyer një nga tre çelësat, atë qendror, të një varëse tek muri ngjitur. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan: 1 karrocë që përmbante rreth 35,000 euro para në dorë, 1 tabletë, 9 telefona celularë, 2 prej të cilëve u dëmtuan nga pala e interesuar para se të zbuloheshin në bunker.

Gallace, i konsideruar bos i “ndrina di Guardavalle” u dënua me 14 vjet burg për akuza si “grup të tipit mafioz” dhe “grup që synonte trafikimin e paligjshëm të drogës”. Për pjesëmarrjen në “masakrën e Guardavalle” ai vuajti 20 vite në burg që nga fillimi i viteve ’90, por pas lirimit vijoi me aktivitetin e tij, duke u bërë i pakapshëm për Policinë.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet cosimo damiano gallace kapet bosi i ndrangheta arrestohet cosimo damiano gallace kapet bosi i ndrangheta

Sondazh

Poll