Bota

SHBA/ Presidenti Biden: Të pavaksinuarit vënë në rrezik ekonominë e vendit

7 Tetor 2021, 20:49 Nga DOSJA
SHBA/ Presidenti Biden: Të pavaksinuarit vënë në rrezik

SHBA– Presidenti Joe Biden foli nga Illionis, për nevojën e kërkesës për vaksinimin kundër covid, duke iu bërë thirrje më shumë punonjësve që ta merrnin. Sipas mediave të huaja, ai tha se edhe pse nuk kishte qenë instikti i tij i parë të kërkonte marrjen e vaksinavë, kjo kërkesë kishte funksionuar.

“Ne e dimë tashmë që nuk ka mënyrë më të mirë për të mposhtur pandeminë përvecse të vaksinojmë pjesën më të madhe të popullsisë. Më shumë njerëz po vijojnë të vaksinohen dhe kështu më shumë jetë po shpëtohen”, tha Biden.

Ai i bëri thirrje komunitetit të biznesit të cilit i drejtohej, duke vënë në dukje se kërkesat e vaksinimit janë të mira për ekonominë. Biden citoi një ekonomist që thoshte se kërkesat e vaksinimit ishin “stimuli ekonomik më i fuqishëm i miratuar ndonjëherë”.

“Të pavaksinuarit e vendosin ekonominë tonë në rrezik. Njerëzit ngurrojnë të dalin jashtë. Madje edhe në vende nuk nuk ka masa kufizuese, si restorantet, palestrat dhe kinematë. Ata kanë frikë semos infektohen dhe sëmuren,” tha presidenti i SHBA-ve.

Në fjalimin e tij në lidhje me kërkesat e vaksinimit Covid-19, Joe Biden vuri në dukje se departamenti i punës së shpejti do të lëshojë një mandat duke kërkuar që të gjithë ndërmarrjet në të cilat punojnë më shumë se 100 njerëz ose të vaksinohen ose të përballen me teste një herë në javë. Ai nuk dha asnjë afat kohor se kur do të lëshohej mandati, por tha se kjo kërkesë për vaksinim do të mbulojë 100 milion amerikanë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden vaksina anti-covd joe biden vaksina anti-covd

Sondazh

Poll