Sport

Fushë patatesh dhe vend për patat kanadeze/ Qendra sportive e Manchester United, Ferguson zbulon “klauzolën e luftës&#

6 Tetor 2021, 15:57 Nga DOSJA
Fushë patatesh dhe vend për patat kanadeze/ Qendra sportive e

ANGLI-Ka shumë klauzola të çuditshme në kontratat e lojtarëve, por me sa duket jo vetëm në ato. Në fakt, Manchester United ka një klauzolë të veçantë në marrëveshje për qendrën e tyre sportive. Në veçanti, është një “klauzolë lufte” dhe është e pranishme në kontratën e Carrington Training Ground. Absurde?

Jo vërtet, Sir Alex Ferguson e zbulon atë.Ish-trajneri tha se në rast lufte, terreni sportiv me ligj detyrohet të kthehet në fushë patatesh. Duket si një histori komike, por nuk është aspak e tillë.Kur Ferguson mori drejtimin e klubit në vitin 1986, Djajtë e Kuq po stërviteshin në The Cliff, i cili ende përdoret nga klubi.

Sidoqoftë, Ferguson mendoi se objekti ishte i papërshtatshëm për ekipin për shkak të mungesës së privatësisë. Vendi ishte shumë i hapur për shtypin dhe publikun. Kështu, që nga viti 2000, qendra kryesore sportive e United u zhvendos në Carrington. Sidoqoftë, disa klauzola të pazakonta janë përfshirë në kontratë.

Sipas Ferguson, në fakt, nëse do të kishte shpërthyer Lufta e Tretë Botërore, zona do të ishte bërë një fushë patatesh, por jo vetëm, pasi dokumentet gjithashtu përcaktuan që klubi duhet të bëjë vend për patat kanadeze.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ferguson manchester united ferguson manchester united

Sondazh

Poll

Sport 6 Tetor 2021, 09:12

ITALI – 400 ditë para fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, sonte në Milano do të mbahet gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës për Nations League.Në “M...