Sport

6 Tetor 2021, 09:12 Nga DOSJA

ITALI – 400 ditë para fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, sonte në Milano do të mbahet gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës për Nations League.

Në “Meazza”, nënvizon “Corriere dello Sport”, Italia nuk ka humbur kurrë në 28 ndeshjet e luajtura (22 fitore, 6 barazime, me 76 gola të shënuar dhe 7 të pësuar.

Në stadiumin e Milanos humbja e fundit e “azzurrëve” daton në vitin 1925 kundër Hungarisë, në Viale Lombardia. Natyrisht, barazimi më i keq, 0-0 në “San Siro”, është ai më 13 nëntor 2017, kundër Suedisë, e cila i kushtoi “azzurrëve” skualifikimin.

Për më tepër, si një shifër që do të përmbyset, ekziston fakti se në pesë ndeshjet e fundit në “Meazza”, kombëtarja italiane ka barazuar gjithmonë, me tre finale radhazi 0-0.

E fundit ishte për Nations League, kundër Portugalisë, më 17 nëntor 2018, një rezultat që i çoi luzitanianët drejt “Final Four” të parë të turneut, të cilin ata më pas e fituan në shtëpi, më 9 qershor 2019, duke mposhtur Holandën.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport corriere dello sport holandën italisë dhe spanjës kupës së botës “katar 2022” nations league portugalisë stadiumin e milanos corriere dello sport holandën italisë dhe spanjës kupës së botës “katar 2022” nations league portugalisë stadiumin e milanos

Sondazh

Poll