Sport

Scaroni: “Shpresojmë te Champions, Ibra mund të jetë menaxher”

6 Tetor 2021, 15:34 Nga DOSJA
Scaroni: “Shpresojmë te Champions, Ibra mund të jetë

ITALI – Duke folur në transmetimin ‘Tutticonvocati’ të Radio 24, presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, ka folur për gjithçka. “Eshtë e vërtetë që ju duhet të ndiqni ëndrrat dhe të regjistroni me kënaqësi ambiciet e lojtarëve dhe trajnerit, – tha ai. – Unë jam një njeri biznesi dhe në buxhetin e këtij viti ne kemi kualifikimin në Champions League, nëse do të kalonim nga grupi, do të ishte edhe më bukur”.

Për Ibran menaxher? “Po, ai  mund të jetë menaxher. Nuk e di nëse, ai ka dëshirë të bëhet menaxher, por nëse e ka, Ibrahimovic i ka të gjitha kredencialet për ta bërë atë”.

“Duartrokitje” për trajnerin Pioli? “Unë pashë pikën më të ulët të Milanit në Bergamo dhe ishte një humbje e paharrueshme. Që nga ai moment Milan ndryshoi, nën drejtimin e sigurt të një njeriu, si Pioli. Ai nuk ankohet kurrë dhe më pëlqen. Edhe në mungesat që kemi vuajti, Pioli gjithmonë arrin të gjejë zgjidhje”.

Fillimi i sezonit? “Eshtë një kohë e mirë për të qenë tifoz i Milanit edhe sepse ne luajmë futboll emocionues. Unë do të propozoja një ndryshim në rregulloret e futbollit, që do të parandalonte kalimin e topit në gjysmën e vet. Ne në Milano e përdorim atë disa herë dhe kjo më argëton”.

Kapitulli i stadiumit të ri? “Unë deklaroj, se projekti i paraqitur përfshin ndërtimin e një stadiumi të ri pranë “San Siros”. Sala miratoi ndryshimet e bëra në projekt dhe tani ai do të duhet të bindë shumicën. Ajo që për mua është e vështirë të kuptoj, është se si të rinovoj një stadium në të cilën luhet dy herë në javë. Në një kantier ndërtimi, nuk mund të luhet dhe shikosh ndeshje në të njëjtën kohë, edhe për arsye sigurie. Prandaj unë nuk mund ta kuptoj, sesi synimet për rinovimin e “San Siros” mund të bashkëjetojnë me nevojën për ndeshje. Nuk ka asnjë stadium në të cilin Milani dhe Interi mund të luajnë në rast të ristrukturimit të “San Siros” dhe pastaj Milano ka dy ekipe dhe kjo do të thotë shumë më tepër ndeshje”.

Donnarumma kthehet në “San Siro”? “Unë mendoj se Donnarumma është një portier i madh që ka dhënë një kontribut të madh te Milani. Ai pastaj vendosi ta vazhdojë karrierën e tij, duke lënë zonën e rehatisë te Milani. Ai bëri një zgjedhje të guximshme dhe i uroj atij më të mirat. Sonte do të jem në “San Siro” dhe shpresoj që publiku ta mirëpresë me qetësi”.

Bilanci i klubit dhe Superliga? “Bilanci ynë është përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar, pavarësisht nga Covid. Një pjesë e rëndësishme e humbjeve tona janë për shkak të stadiumeve të zbrazëta, por edhe të sponsorëve më pak të interesuar. Unë pres që bilanci për periudhën 21-22 të përmirësohet ndjeshëm. Kapitulli i Superligës mendoj se është tejkaluar, por problemet që na shtynë të mendojmë për të mbeten. Shpresoj se do të gjendet një zgjidhje me UEFA-n dhe se do të ishte një zgjidhje më e shëndetshme”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 'tutticonvocati' “san siros” champions league kapitulli i superligë paolo scaroni pioli presidenti i milanit 'tutticonvocati' “san siros” champions league kapitulli i superligë paolo scaroni pioli presidenti i milanit

Sondazh

Poll

Sport 6 Tetor 2021, 09:12

ITALI – 400 ditë para fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, sonte në Milano do të mbahet gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës për Nations League.Në “M...