Sport

Bare: “Unë jam ‘ushtar’. Synimi, vendi i dytë edhe pse kemi dy ndeshje të vështira”

6 Tetor 2021, 14:10 Nga DOSJA
Bare: “Unë jam ‘ushtar’. Synimi, vendi i dytë edhe

DURRES Përkrah Myrto Uzunit, në konferencën për shtyp të Kombëtares kuqezi në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ishte edhe mesfushori Keidi Bare, i cili ashtu si sulmuesi beratas po kalon një moment të shkëlqyer, te Espanyoli në La Liga. “I palodhuri” Bare u shfaq optimist para ndeshjes ndaj Hungarisë, ndërsa foli për shanset që kanë kuqezinjtë për vendin e dytë, si dhe për vështirësitë e një kampionati si ai spanjoll.

Titullar në La Liga? “Në Kombëtare vi gjithmonë me shumë siguri, kam besim te lojtarët e tjerë dhe te trajneri. Dua të them se me Espanjolin po shkojnë gjërat shumë mirë. Kam luajtur rregullisht dhe shpresoj të vazhdoj kështu”.

Stili i lojës me Kombëtaren? “Dhe në Kombëtare bëj të njëjtën lojë, por në Kombëtare luajmë me sistem tjetër dhe luaj në rol tjetër. Jam më shumë në kontakt me topin te Espanjoli. Jam maksimumin kudo. Ndihem mirë në shumë role, e rëndësishme është të jem në fushë dhe të jap maksimumin. Jam ‘ushtar’ që zbatoj rregullat, si këtu edhe te Espanyoli”.

Vështirësitë në La Liga? “Një shqiptar e ka të vështirë, kam luftuar dhe punuar shumë të arrij këtu ku jam. Nuk është shumë e lehtë, më e rëndësishme është që të vazhdoj me këtë ritëm dhe të kaloj më lartë, është e vështirë, por me punë dhe seriozitet, arrihet çdo gjë”.

Shanset për vendin e dytë? “Kombëtarja e sotshme po zhvillon ndeshje shumë të mira, pikësynimi ynë është të zëmë vendin e dytë dhe pse jo të mos të shkojmë në Botëror. Duhet përqendrim dhe çfarë na thotë trajneri. Do t’ia arrijmë qëllimit edhe pse e dimë shumë mirë, se janë dy ndeshje të vështira”.

Trajneri Reja? “Më ka mësuar shumë si të vendosem në fushë, si të vrapojë pa topin dhe me topin. Ndihem shumë mirë, i shpreh falënderime. Të vazhdojmë me këto ritme. Të futemi për të fituar në këto dy ndeshje dhe për të arritur qëllimet tona”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport espanyoli fitoi hungarisë la ligas mesfushori keidi bare para ndeshjes ndaj hungarisë espanyoli fitoi hungarisë la ligas mesfushori keidi bare para ndeshjes ndaj hungarisë

Sondazh

Poll

Sport 6 Tetor 2021, 09:12

ITALI – 400 ditë para fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, sonte në Milano do të mbahet gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës për Nations League.Në “M...