Paris SG zemërohet me Mbappe për intervistën: tifozët në pozita lufte…
6 Tetor 2021, 10:48Nga DOSJA
FRANCE – Intervista e paautorizuar nga Kylian Mbappé për “RMC Sport” dhe “L’Equipe”, në të cilën ai zbuloi se i kishte kërkuar klubit francez që të shitej te Real Madrid në fund të korrikut, ka krijuar zemëratë te Paris SG.
Sheikët, në fakt, u befasuan dhe kanë frikë se fjalët e tij mund të kenë pasoja në dhomën e zhveshjes. Tifozët janë gjithashtu në një pozitë lufte, të gatshëm për ta tallur atë në ndeshjet në shtëpi.
Do të jenë javë të vështira për xhevahirin francez, i cili do të jetë nën presion si kurrë më parë. I gjithë kjo për shkak të intervistës të fundit, ku ai dha versionin e tij të “telenovelës” së gjatë verore, që nuk çoi në transferimin te Real dhe që as nuk çoi në rinovim e kontratës me PSG.
Kështu nga 1 janari, Mbappé më në fund do të jetë i lirë të kontaktojë me “merenguesit”, përveç nëse ka kthesa të bujshme. Sheikët, të cilët në fund të gushtit i thanë jo 200 milionë të vënë në pjatë nga Florentino Perez, kanë më pak se tre muaj kohë për të bindur lojtarin që të zgjasë kontratën që përfundon në vitin 2022, një detyrë vërtet e vështirë. Presioni i Real Madridit është i vazhdueshëm, sirenat për Mbapé vijnë nga të gjitha anët dhe kanë irrituar drejtuesit transalpinë, në veçanti drejtorin sportiv Leonardo.
Leonardo shpërthen kundër Realit: “E patoletueshme”
Të martën, drejtori sportiv Leonardo ka sulmuar ashpër Real Madridin. “Fjalët e Florentino Perez janë vetëm mungesa e shumëfishtë e respektit ndaj PSG dhe Mbappe. Së pari një lojtar i Real (Benzema), pastaj trajneri dhe tani presidenti flasin për Kylianin sikur të ishte njëri prej tyre, – ka shpërthyer ai në “L’Equipe”. – Eshtë një mungesë respekti që nuk mund të tolerohet. Unë do të doja t’i kujtoja Florentinos se tregu është i mbyllur, se është një sezon duke u zhvilluar. Ka lojëra për të luajtur dhe Real Madridi nuk mund të vazhdojë të sillet kështu. Ndalohet! Kylian është një lojtar i PSG dhe marrëdhënia do të vazhdojë”.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI – Serie A ka marrë 10 ditë pushim për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, duke nisur me Italinë që luan në gjysmëfinalen e Nations League, të m...
ANGLI – Alarmi anti-vax ndizet në futbollin anglez. Dy të tretat e futbollistëve që luajnë në Premier League nuk janë të vaksinuar dhe vetëm 7 klube kanë ...
Sport 6 Tetor 2021, 09:12
ITALI – 400 ditë para fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, sonte në Milano do të mbahet gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës për Nations League.Në “M...
TIRANE – Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy sfidave të rëndësishme, ndaj Hungarisë ...
ITALI – Në prag të gjysmëfinales kundër Spanjës për Nations League, trajneri “azzurr” Roberto Mancini duhet të merret me urgjencën me sulmin, por nuk kër...
ANGLI-Gary Lineker ka zbuluar nja nga prapaskenat më të çuditshme të merkatos së futbollit. Legjenda e futbollit anglez, tashmë një drejtues i njohur emi...
SHQIPËRI-Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në kuadër të dy sfidave të radhës ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Ka...
EUROPË-UEFA ka publikuar sot logon e re të Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani dhe e ka bërë me një skandal të shëmtuar. Nuk dihet se si dhe pse, por...