Sport

Paradoksi, 181 lojtarë të Serie A me ekipet kombëtare. Kryesojnë Inter dhe Juve me nga 15 futbollistë…

6 Tetor 2021, 10:22 Nga DOSJA
Paradoksi, 181 lojtarë të Serie A me ekipet kombëtare.

ITALI – Serie A ka marrë 10 ditë pushim për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, duke nisur me Italinë që luan në gjysmëfinalen e Nations League, të mërkurën në mbrëmje në “San Siro” kundër Spanjës.

Nga dy lojtarët e Udineses, tek 15 futbollistët që “huazojnë” Interi dhe Juventusin, shkon në 180 numri i lojtarëve të Serie A, që do të lëvizin për në ekipet e tyre kombëtare gjatë këtij “pushimi”. Më pak i përfaqësuar është Lazio me 8 lojtarë, ndërsa Roma dhe Napoli do të kenë 12, Milani 13 dhe Atalanta 14.

Disa nga këta lojtarë do të largohen për në Amerikën e Jugut për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”, me shpresën për t’u kthyer pa dëmtime të mundshme, pasi kjo mund të ketë shumë ndikim në ndeshjet e kampionatit.

Simone Inzaghi e di mirë këtë, pasi ai ka pesë lojtarë të përfshirë në kualifikueset e Amerikës së Jugut dhe ata mund t’i kthehen vetëm të shtunën e 16 tetorit, disa orë para ndeshjes Olimpico kundër Lazios.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “san siro” kundër spanjës dy lojtarët e udineses kupën e botës “katar 2022” nations league serie a të mërkurën “san siro” kundër spanjës dy lojtarët e udineses kupën e botës “katar 2022” nations league serie a të mërkurën

Sondazh

Poll

Sport 6 Tetor 2021, 09:12

ITALI – 400 ditë para fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, sonte në Milano do të mbahet gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës për Nations League.Në “M...