Sport

Lothar Matthäus, “mbreti” i divorceve/ Ish-mesfushori ndahet edhe nga gruaja e pestë, 27 vite më e re

6 Tetor 2021, 15:42 Nga DOSJA
Lothar Matthäus, “mbreti” i divorceve/ Ish-mesfushori ndahet

GJERMANI-Ish-mesfushori i Interit dhe Bayern Munich, Lothar Matthäus, 60 vjeç, është divorcuar nga bashkëshortja e tij, modelja ruse Anastasia Klimko, me të cilën ishte martuar 7 vjet më parë. Deri më tani asgjë e çuditshme, përveç se ky është divorci i 5-të për ish-kampionin e Botës në vitin 1990 me Gjermaninë. Një rekord sigurisht jo lajkatues …

Silvia, Lolita, Marijana, Kristina Liliana dhe Anastasia. Pesë bashkëshorte, për ish-mesfushorin e Inter dhe Bayern Munich, Lothar Matthäus, i cili duket se nuk është në gjendje të gjejë vendin e duhur kur është fjala për jetën martesore. Siç raportohet nga T-Online, Lothar dhe modelja ruse Anastasia Klimko, 27 vjet më e re se ai, kanë rënë dakord reciprokisht për t’i dhënë fund lidhjes së tyre romantike. Çifti ka një djalë 7-vjeçar të quajtur Milan, i lindur pak para dasmës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anastasia klimko gjermani lothar matthaus anastasia klimko gjermani lothar matthaus

Sondazh

Poll

Sport 6 Tetor 2021, 09:12

ITALI – 400 ditë para fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, sonte në Milano do të mbahet gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës për Nations League.Në “M...