Sport

Alarm në Premier League: 2/3 e futbollistëve nuk janë ende të vaksinuar…

6 Tetor 2021, 09:53 Nga DOSJA

ANGLI – Alarmi anti-vax ndizet në futbollin anglez. Dy të tretat e futbollistëve që luajnë në Premier League nuk janë të vaksinuar dhe vetëm 7 klube kanë mbi 50% të lojtarëve të mbuluar me dozën e dytë.

Shumë, shumë, lojtarë janë të pavaksinuar, siç është Callum Robinson, një sulmues 26-vjeçar nga Irlanda, që luan për West Bromwich. “Unë e kam kaluar dy herë Covid, por nuk jam vaksinuar, – rrëfeu ai. – Më vonë mund të ndryshoj mendje, por në këtë moment, nuk jam i vaksinuar”.

Fushatat e ndërgjegjësimit dhe thirrjet duket janë të mjaftueshme. Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, disa ditë më parë u shpreh: “Unë nuk i kuptoj njerëzit, që thonë se kjo është një shkelje e lirisë së tyre. Ne mund ta drejtojmë makinën, edhe pse mund të kemi pirë, një apo dy birra. Por meqenëse ligji thotë se ne nuk mundemi, ne nuk e bëjmë. Ky ligj nuk është atje për të më mbrojtur atë që ka pirë birra, por për të mbrojtur të gjithë njerëzit e tjerë, sepse unë jam i dehur. Unë e kam bërë vaksinën sepse isha i shqetësuar për shëndetin tim, por veçanërisht për të gjithë të tjerët rreth meje.”

Premier League është plot me futbollistë që nuk duan të dinë për vaksinimin, edhe nëse askush nuk ka dalë hapur. Rastet më goditëse kohët e fundit ishin ato të Granit Xhakës dhe N’Golo Kanté. Mesfushorit të Arsenalit, i vetmi i pavaksinuar në Zvicër, iu desh të anashkalonte ndeshjen kundër Italisë në shtator, sepse ishte pozitiv; për francezin nga Chelsea, nuk luajti kunder Juves për shkak të Covid.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anti-vax callum robinson dy të tretat e futbollistëve granit xhakës jurgen klopp ngolo kante premier league west bromwich anti-vax callum robinson dy të tretat e futbollistëve granit xhakës jurgen klopp ngolo kante premier league west bromwich

Sondazh

Poll

Sport 6 Tetor 2021, 09:12

ITALI – 400 ditë para fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, sonte në Milano do të mbahet gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës për Nations League.Në “M...