Sport

Uzuni: “Hungaria luan si ne, mungesa e tifozëve nuk është në favorin tonë”!

6 Tetor 2021, 13:51 Nga DOSJA
Uzuni: “Hungaria luan si ne, mungesa e tifozëve nuk është

DURRES – Në konferencën për shtyp të kësaj të mërkure, para ndeshjes ndaj përfaqësueses Hungarisë, në kampin kuqezi doli sulmuesi Myrto Uzuni, i cili zbuloi disa detaje, ndërsa theksoi se mungesa e tifozëve në stadium “Puskas Arena” nuk do të jetë aspak në favor të Shqipërisë. Duke qenë se ai luan me kampionët e Ferencavaros prej dy sezonesh, ai pretendon se e njeh mjaft mirë kombëtaren hungareze, kundërshtarët e kuqezinjve më 9 tetor.

Titullar? “Ndihem në formën time më të mirë, Kombëtarja është diçka tjetër duhet të përqëndrohemi dhe duhet të jemi të gjithë së bashku të arrijmë objektivat, nuk ka rëndësi kush luan”.

Hungaria? “Dua të luaj çdo ndeshje, pavarësisht klubit apo kombëtares, Hungarinë e njoh mirë jetoj atje dhe stërvitem me të njëjtët lojtarë që do të luajnë kundër Shqipërisë”.

Si trajtohet ndeshja me Shqipërinë në Hungari? “Flasim dhe në dhomat e zhveshjes, presin për një ndeshje shumë të bukur, ekipi që do të bëjë më pak gabime do të fitojë”.

Mungesa e tifozëve?Nuk është avantazh për ne, pasi Hungaria ka marrë rezultate të mira edhe pa tifozë, në fushë janë të tre rezultatet, por nuk është në favorin tone”.

Kulmi i formës sportive? “Mendoj se tani është kulmi i karrierës time, pasi po jap maksimumin me Kombëtaren dhe Ligën e Europës, por varet sa i përqëndruar je”.

Sjellja e kundërshtarit? “Normalisht është e njëjta Kombëtare që do të gjejmë aty, kanë të njëjtën strategji si ne, pasi të dy trajnerët janë italianë, luajnë si ne. Mendoj që ekipi që do të fitojë do të jetë ai që do jap zemrën në fushë”.

Barazimi? “Nuk hyjmë për barazimin në fushë, duam të japim maksimumin”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “puskas arena” hungarisë myrto uzuni shqipërisë “puskas arena” hungarisë myrto uzuni shqipërisë

Sondazh

Poll

Sport 6 Tetor 2021, 09:12

ITALI – 400 ditë para fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, sonte në Milano do të mbahet gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës për Nations League.Në “M...