Sport

Europiani U-21, Bushi: “Fitore me Andorrën edhe për të harruar Çekinë”

6 Tetor 2021, 14:54 Nga DOSJA
Europiani U-21, Bushi: “Fitore me Andorrën edhe për të

TIRANE Trajneri i përfaqësueses U-21, Alban Bushi, ka dalë sot në konferencë për mediat, ku ka folur për sfidat e radhës në eliminatoret e Europianit 2023. Kuqezinjtë do të luajnë të enjten ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”, teksa 4 ditë më pas, do të sfidojnë Slloveninë po në Elbasan.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Bushi shprehet se përfaqësuesja e 21-vjeçarëve është e motivuar për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të lënë pas humbjen e fundit në Çeki. Tekniku thekson se në grupin e lojtarëve të thirrur ka elementë cilësorë, të cilët mund të bëjnë diferencën dhe se objektivi i vetëm ndaj Andorrës është marrja e tre pikëve.

Sfida me Andorrën? “Me Andorrën brenda një viti e gjysmë kemi luajtur 3 ndeshje, dy i kemi fituar dhe një kemi marrë barazim atje. Është një ekip që ne e kemi vlerësuar maksimalisht, si nga ana e stafit, po ashtu edhe lojtarët. E shohim si të kemi Gjermaninë përballë, mezi e presim si ndeshje për të thënë që nuk jemi ne ata që kemi humbur në Çeki, por ishte një humbje momentale dhe ekipi duhet të reagojë dhe kjo ndeshje ka një domethënie të madhe. Ashtu si Andorra, edhe ne jemi një ekip modest, por ne kemi shpirtin e garës dhe luftën për të fituar një ndeshje e kemi shumë të madhe. Nëse na mungon kjo atëherë kemi probleme. Mendoj se këtë radhë nuk do të na mungojë”.

Mungesa e Çepeles? “Prandaj është ekip përfaqësues, pasi ka alternativa. Ata janë lojtarë cilësorë, si Çepele ashtu edhe Ismajlgeci, mendoj se e kemi kontingjentin për t’i zëvendësuar, që janë të një niveli shumë të mirë, kështu që nuk kemi probleme”.

Sllovenia? “Do të jetë një kundërshtar i vështirë, por vëmendja dhe objektivi janë tre pikët me Andorrën”.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alban bushi europianit 2023 gjermaninë në “elbasan arena” slloveninë të enjten ndaj andorrës trajneri i përfaqësueses u-21 alban bushi europianit 2023 gjermaninë në “elbasan arena” slloveninë të enjten ndaj andorrës trajneri i përfaqësueses u-21

Sondazh

Poll

Sport 6 Tetor 2021, 09:12

ITALI – 400 ditë para fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”, sonte në Milano do të mbahet gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës për Nations League.Në “M...