Sport

Goditet kombetarja, pozitiv mbrojtësi Hoxhallari dhe fizioterapisti Voci

6 Tetor 2021, 08:18 Nga DOSJA
Goditet kombetarja, pozitiv mbrojtësi Hoxhallari dhe fizioterapisti Voci

TIRANE – Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy sfidave të rëndësishme, ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije për mediat dhe opinionin publik, se ditën e djeshme është larguar nga grumbullimi mbrojtësi Erjon Hoxhallari, si edhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci, të cilët pas testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Hoxhallari dhe Voci janë larguar menjëherë nga hoteli, ku gjenden të grumbulluar për t’u karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kësisoj, Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet që cilësohen si vendimtare për Shqipërinë në ëndrrën për të prekur zonën e “play-off”-it, ku fillimisht do të luajnë më 9 tetor ndaj Hungarisë në transfertë, ndërsa tre ditë më vonë, më 12 tetor, do të presin Poloninë në stadiumin “Air Albania”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll