Sport

Transferimi i bujshëm i Ronaldos te Manchester United, Lineker zbulon prapaskenën: Portugezi u ble në oborrin tim!

5 Tetor 2021, 21:13 Nga DOSJA
Transferimi i bujshëm i Ronaldos te Manchester United, Lineker zbulon

ANGLI-Gary Lineker ka zbuluar nja nga prapaskenat më të çuditshme të merkatos së futbollit. Legjenda e futbollit anglez, tashmë një drejtues i njohur emisionesh në Angli, ka zbuluar për BBC se si Ronaldo firmosi për Manchester United në kopshtin e tij. Lineker është fqinj dhe mik i ngushtë me CEO-n e Man.United Ed Woodward.Çuditërisht, fazat përfundimtare të negociatave u zhvilluan në kopshtin e Lineker, ku Woodward e mbylli me një telefonatë me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes.

Lineker madje pretendon se ai ka një fotografi të ëoodëard duke folur me Mendes, duke thënë për podcast -in: “Unë do t’i vendos kartat e mia në tryezë – Ed Woodward është një mik i mirë i imi dhe jeton ngjitur. Një ditë me shumë mundësi do ta publikoj, nëse ai do të ma lejojë”, tregoi Lineker prapaskenën e kthimit të bujshëm të Ronaldos te Manchester United.

“Ai firmosi me Cristiano Ronaldon kur ishte në kopshtin tim! Kur hyri ai ishte në telefon me Jorge Mendes.Shpresoj të mos jem duke thënë shumë…

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lineker manchester united ronaldo lineker manchester united ronaldo

Sondazh

Poll