Sport

Mancini: “Kemi probleme në sulm, na mungojnë dy sulmues”

6 Tetor 2021, 05:55 Nga DOSJA
Mancini: “Kemi probleme në sulm, na mungojnë dy sulmues”

ITALI – Në prag të gjysmëfinales kundër Spanjës për Nations League, trajneri  “azzurr” Roberto Mancini duhet të merret me urgjencën me sulmin, por nuk kërkon justifikime.

“Ne kemi disa probleme, na mungojnë dy qendërsulmuesit europianë, – shpjegon trajneri i Italisë. – Por kemi Kean dhe Raspadori dhe më pas shumë lojtarë sulmues. Do të shohim se cila është zgjidhja më e mirë. Ne gjithmonë duam të fitojmë dhe e dimë se gjithçka do të varet nga ne,”- shton ai.

“Nuk e di nëse Federico mund të luajë si qendërsulmues, me siguri me kalimin e kohës ai do të jetë në gjendje ta bëjë atë siç e bëri me Chelsea, – vazhdoi Mancini, duke folur për sulmuesit. – Ne kemi role specifike në fushë dhe e dimë se ku ai mund të luajë më mirë. “Kemi edhe Kean dhe Raspadori, pastaj ekziston mundësia e Insigne, si dhe Bernardeschit,”- shtoi ai.

“Nations League janë një kompeticion i rëndësishëm. Eshtë e qartë se vjen pas një kampionati europian. Përgatitja e tij, në një kohë kaq të shkurtër, nuk është e lehtë. Ato janë dy ndeshje midis katër më të mirave në Europë, dhe ne duam më të mirën. kjo është e sigurt”,- vazhdoi trajneri.

Luis Enrique është shprehur, se herët a më vonë, Italia do të humbasë. Por trajneri Mancini përpiqet ta çojë këtë më larg se Nations League. “Ai ka të drejtë, herët a vonë kjo do të ndodhë, – është shprehur trajneri blu. – Por ne do të donim të vazhdonim kështu deri në dhjetor 2022, por e dimë që nuk do të jetë aq e thjeshtë”.

Në “Euro 2020” Verratti vuajti në ndeshjen me Spanjën, mirëpo Mancini shpreson që ai jetë më mirë në  “Ne vuajtëm në atë ndeshje, ishte një gjysmëfinale dhe Spanja na vuri në vështirësi në zotërimin e topit. Ata e kanë bërë atë për 20 vjet dhe këtu ata janë para nesh, – shpjegoi ai. Ne duhet të përmirësojmë këtë situatë loje, më shpejt”.

“Marco kishte probleme si edhe të tjerët, – shtoi ai. – Ne kemi lojtarë të rinj, që duhet të luajnë ndeshje të rëndësishme. Kemi edhe 14 muaj të rëndësishëm përpara dhe duhet të luajmë përherë më mirë, të jemi ofensivë dhe të balancuar.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gjysmëfinales kundër spanjës kean dhe raspadori luis enrique nations league roberto mancini san siro gjysmëfinales kundër spanjës kean dhe raspadori luis enrique nations league roberto mancini san siro

Sondazh

Poll