Aktualitet

‘Komentatori i veçantë’/ Ndarja nga jeta Grillos, kolegët dhe gazetarët shprehin ngushëllimet

5 Tetor 2021, 11:01 Nga DOSJA
‘Komentatori i veçantë’/ Ndarja nga jeta Grillos,

TIRANË– Ndarja nga jeta e komentatorit dhe gazetarit, Kostandin Grillo ka lënë të trishtuar sportdashësit, familjarët dhe miqtë e 59-vjeçarit i cili humbi mëngjesin e sotëm nga beteja me Covid-19. Për lajmin e trishtë reagime të shumta pati nga politikanët, gazetarët, kolegët e tij dhe personalitete të televizionit. Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha reaguan që pas mësimit të lajmit të trishtë.

Kolegu, Ervin Baku i cili raportonte vazhdimisht gjendjen shëndetësore të Grillos, shkroi me keqardhje në rrjetin social ‘Facebook’ se gazetari nuk mund t’ja dilte dot. Blendi Fevziu, Enton Abilekaj, Arben Berisha, Armando Duka shprehën po ashtu ngushëllime për këtë humbje të sportit shqiptar.

Ervin Petraq Baku

Vellai yne nuk ia doli dot! Te ndritte shpirti KOSTA GRILLO!

Armando Duka:

I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit e komentatorit të mirënjohur sportiv, Kosta Grillo, cili nuk ia doli dot të fitojë betejën me Covid-19. Një personazh mjaft i dashur për sportdashësit shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë përjetuar emocionet e ndeshjeve nga ekrani i televizorit me komentin e Kostës. Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo, të afërmve dhe miqve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!

Arben Berisha:

I hidhur lajmi që paska humbur betejën me virusin miku dhe komentatori Kosta Grillo! Do ta kujtoj përherë si një nga komentatorët më të veçantë shqiptar në stilin e tij. Lamtumirë Kosta

Enton Abilekaj:

Iku Kosta Grillo me energjine e mbushur me optimizem. Pesimizmi, qe po ze çdo dite me shume vend, fitoi nje beteje vendimtare per te na pushtuar. Dhe me shume do na mungoje Kosta çdo dite.

Andi Bejtja:

U shua dhe nje nga miqte me te mire, profesionist, qe thoshte gjithmone hapur cfare mendonte, qe dinte ta gezonte jeten, LAMTUMIRE KOSTA GRILLO….. Eshte nga ato raste qe ve ne pikepyetje egzisten e Zotit, mer ata qe nuk duhet….

Blendi Fevziu:

U prehsh në paqe Kosta Grillo

Kostandin Grillo, gazetari dhe komentatori sportive humbi jetën mëngjesin e sotëm për shkak të Covid-19 në Turqi, aty ku ishte duke u kuruar kundër virusit. Fillimisht ai ishte i shtuar në një spital privat në Tiranë mirëpo gjendja shëndetësore e Grillos u përkeqësua dhe u nis drejt Turqisë, aty ku ndërroi jetë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andi bejtja blendi fevziu enton abilekaj nderron jete kosta grillo andi bejtja blendi fevziu enton abilekaj nderron jete kosta grillo

Sondazh

Poll