Aktualitet

Ndryshime në Ministrinë e Financave, Arlind Gjokuta emërohet Sekretari i ri i Përgjithshëm

5 Tetor 2021, 10:07 Nga DOSJA
Ndryshime në Ministrinë e Financave, Arlind Gjokuta emërohet

TIRANË– Sekretari i ri i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë do të jetë Arlind Gjokuta. Panorama.com shkruan se pas emërimit të Delina Ibrahimajt si ministre e Financave, ky institucion ka bërë dhe lëvizje të tjera duke patur kështu një drejtim të ri “Administrativ”.

Arlind Gjokuta ka marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, duke zëvendësuar kështu Oltion Muzakën.

Gjokuta më herët ka drejtuar Njësinë Speciale Anti-korrupsionit dhe Anti-evazion, në Kryeministri. Ai ka qenë edhe Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, si dhe Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arlind gjokuta arlind gjokuta

Sondazh

Poll