Aktualitet

Avioni ra në Vermosh, policia: Brenda tij nuk u gjet asnjë send i kundraligjshëm

5 Tetor 2021, 08:18 Nga DOSJA
Avioni ra në Vermosh, policia: Brenda tij nuk u gjet asnjë send i

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me rrëzimin e avionit të vogël, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Vermosh. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se avioni dyvendësh, ngjyrë gri, me gjatësi 6 m, gjerësi 10.5 m dhe gjerësi të kabinës 1.1 m., nuk ka shenja dalluese si: flamur, dokumente të origjinës apo ndonjë dokument tjetër identifikimi. Në njoftim bëhet me dije se gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer nga grupi hetimor në brendësi të avionit nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm. Policia shton se po punon në bashkëpunim me autoritetet e vendeve fqinje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.10.2021, në orën 12:30, në sallën operative të Komisariatit të Malësisë së Madhe, Shkodër, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Velipojë, Vermosh, Njësia Administrative Kelmend, bashkia Malësia e Madhe, ishte rrezuar një avion sportiv. Me marrjen e njoftimit, menjëherë në drejtim të adresës së dhënë u nisën shërbimet e Policisë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për të verifikuar informacionin, si dhe u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se në vijë ajrore rreth 800 m nga kufiri me Malin e Zi, është konstatuar i rrëzuar dhe i dëmtuar një avion sportiv dyvendësh, ngjyrë gri, me gjatësi 6 m, gjerësi 10.5 m (nga skaji i njërit krah te tjetri), gjatësi të krahut 4.7 m dhe gjerësi të kabinës 1.1 m., në të cilin nuk u gjendën shenja dalluese si: flamur, dokumente të origjinës apo ndonjë dokument tjetër identifikimi.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer nga grupi hetimor në brendësi të avionit nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm. Në bashkëpunim dhe me vendet fqinje, Mali i Zi dhe Kosovë, po punohet për përcaktimin e itinerarit të fluturimit që ka ndjekur ky avion, identifikimin e pilotëve dhe të personave të tjerë të përfshirë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore për identifikimin e automjetit që ka marrë dhe larguar pilotët nga vendngjarja, si dhe për përcaktimin e shkaqeve të rënies së avionit.

Avioni pësoi një aksident një ditë më parë dhe ra në livadhet e Vermoshit. Fillimisht u raportua se dy personat që ndodheshin në bord nuk kanë pësuar asnjë lloj dëmi. Madje ata kanë njoftuar një tjetër person që ka ardhur dhe i ka marrë me makinë. Vetë Policia e Shkodrës deklaroi se ka marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rrezohet avioni ne kelmend rrezohet avioni ne kelmend

Sondazh

Poll