Aktualitet

Vrau kunatën, Apeli lë në fuqi dënimin e përjetshëm për Dashamir Xhepën

5 Tetor 2021, 10:38 Nga DOSJA
Vrau kunatën, Apeli lë në fuqi dënimin e

TIRANË– Gjykata e Rrethit Gjyqësor e Tiranës ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Dashamir Xhepën, i cili është i akuzuar për vrasjen e kunatës së tij Lirie Xhepës. Në seancën e sotme për këtë çështje, Gjykata ka vendosur lënien në fuqi të vendimit që është marrë në 21 janar të 2021 për Xhepën. Ai akuzohet për veprat penale “ Vrasje për shkak të marëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit”

NJOFTIMI I GJYKATËS:

Në datë 14.02.2019 në Tiranë, në fshatin Sharrë, pranë Liqenit në Kombinat është gjetur trupi i pajetë i shtetases Liri Xhepa. Për këtë vrasje është akuzuar kunati i saj, shtetasi me inicialte Dashamir Xhepa. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvillua gjykimin lidhur me çështjen penale me të pandehur D.XH, akuzuar për kryerjen e veprës penale “ Vrasje për shkak të marëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 116, datë 21.01.2021 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehuri D.XH dhe dënimin me burgim të përjetshëm.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri D.XH, i cili kërkoi pafajësi.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 437 datë 05.10.2021 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr.116, datë 21.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 shkurt të vitit të shkuar. Lirie Xhepa ishte kunata e ve e Dashamir Xhepës, pasi i shoqi i kishte vdekur kohë më parë. Ajo ishte nënë e katër fëmijëve, me të cilët jetonte në Sharrë, pranë kunatit që i mori jetën. Ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt të një viti më parë, Dashamiri e takoi Lirien dhe e qëlloi me dy plumba, duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pak ditë pas krimit në një hotel në Peshkopi. Përpara trupit gjykues, Xhepa tha se kishin konflikte për pronat dhe se viktima u kishte ulur reputacionin duke krijuar lidhje intime me persona të tjerë në fshat, por hetimet zbuluan se vitkima dhe autori, kishin vetë një marrëdhënie të tillë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dashamir xhepa dashamir xhepa

Sondazh

Poll