Aktualitet

Atentati në Elbasan, Bitri dhe Çollaku lëviznin me ‘blind’, kamerat filmuan krimin

5 Tetor 2021, 05:57 Nga DOSJA
Atentati në Elbasan, Bitri dhe Çollaku lëviznin me

TIRANË– Ardian Subashi (Çollaku) një nga dy personat që ranë pre e atentatit një natë më parë në qytetin e Elbasanit ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Pas Lulzim Bitrit, i cili mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes, një natë më parë, Ardian Çollaku ka ndërruar jetë gjatë natës teksa ndodhej i shtruar tek Trauma, duke e çuar në dy bilancin e viktimave.  Dosja.al ka mësuar se krimi i dyfishtë i ndodhur në Elbasan një natë më parë është regjistruar nga kamerat e karburantit që ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë janë sekuestruar nga policia dhe po shqyrtohen për të zbuluar detaje rreth autorëve, ndërkohë që në komisariatin e Policisë së Elbasanit janë shoqëruar 25 persona.

Kryesisht ata janë punonjës të hotelit që ndodhej ngjitur me karburantin që kanë qenë dhe dëshmitarë të krimit, punonjës të karburantit dhe banorë të zonës. Ata do të merren në pyetje nga grupi hetimor në mënyrë që të zbulohen akoma më tepër detaje rreth atentatorëve që i zunë pritë Subashit dhe Çollakut.

Këta të fundit lëviznin zakonisht me mjete të blinduara dhe pikërisht kjo gjë tregon se atentati ndaj tyre është mirëmenduar në mënyrë që të mos dështonte. Deri më tani raportohet se autorët kanë qenë tre, të cilët kanë pritur ‘shënjestrat’ brenda një makine aty pranë. Kur Çollaku dhe Bitri kanë dalë nga lokali, ata kanë qëlluar me breshëri plumbash, duke lënë të vdekur në vend Lulzim Bitrin dhe të plagosur rëndë Çollakun, i cili ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Traumës. Makina e autorëve u gjet e djegur pak minura pas krimit.

20 gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes janë sekuestruar, ndërkohë që ende nuk ka një person të arrestuar në lidhje me krimin e dyfishtë. Pista kryesore ku është fokusuar prokuroria është ajo e larjes së hesapeve për shkak të ngjarjeve ku ishin përfshirë dy viktimat.

Kush ishin shënjestrat e atentatit?

Bitri dhe Çollaku kanë qenë persona me precedentë të mëparshëm penal. Ardian Çollaku, i njohur edhe si Ardian Subashi, në vitin 2015 është arrestuar në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”. Në vitin 2015, sapo kishte dalë nga burgu, ai shkaktoi një viktimë pas një aksidenti me makinë. Ndërsa këtë vit, u hetua për vrasjen e Everest Çakajt.  Bitri u arrestua në vitin 2018, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Të dy ishin të përfshirë në ngjarje të lidhura me grupe kriminale të ndryshme të qytetit, por në “kampe” të ndryshme.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e dyfishte ne elbasan vritet ardian çollaku vritet ardian subashi vritet lulzim bitri vrasja e dyfishte ne elbasan vritet ardian çollaku vritet ardian subashi vritet lulzim bitri

Sondazh

Poll