Aktualitet

Sekuestrohet mbi 2 kg eksploziv në Kukës, 30-vjeçari braktis “Benz”-in e kuq sapo sheh policinë dhe arratiset

5 Tetor 2021, 08:51 Nga DOSJA
Sekuestrohet mbi 2 kg eksploziv në Kukës, 30-vjeçari braktis

KUKËS– Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka arritur që t’i shpëtojë policisë së Kukësit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i riu është pikasur teksa qarkulllonte me një mjet “Mercedez Benz”, brenda të cilit kishte fshehur 2 kg e 400 gramë eksploziv. Në momentin që ka pikasur policinë, 30-vjeçari ka zbritur nga mjeti dhe ëhstë larguar. Autoritetet kanë sekuestruar lëndën plasëse dhe në pranga kanë vënë vetëm personin që ishte pasagjer në këtë mjet.

Njoftimi i policisë Kukës:

Qarkullonte me lëndë eksplozive me vete, shpallet në kërkim 30-vjeçari. Vihet në pranga bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohen 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve plasëse, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative se në një mjet kishte lëndë plasëse eksploziv, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonin shtetasit K. N. dhe Sh. R.

Drejtuesi i mjetit shtetasi, Sh. R., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. N., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak, i cili ishte pasagjer në automjetin ku u gjet lënda eksplozive. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh. R., 30 vjeç, banues në fshatin Qinamak dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, municioneve luftarake apo lëndëve plasëse”, kryer në bashkëpunim.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohet mbi 2 kg eksploziv ne kukes sekuestrohet mbi 2 kg eksploziv ne kukes

Sondazh

Poll