Aktualitet

Vatër zjarri në Vlorë, flakë masive pranë liqenit të Vllahinës

5 Tetor 2021, 10:05 Nga DOSJA
Vatër zjarri në Vlorë, flakë masive pranë liqenit

VLORË- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Gërnec të Vlorës. Mësohet se zjarri ka rënë pranë liqenit të Vllahinës.

Nga flakët nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që është përfshirë një sipërfaqe e madhe me ullishte. Zjarri gjithashtu rrezikon një stan bagtish.

Në vendngjarje nuk ka arritur ende asnjë mjet zjarrifkës, ndërkohë që banorët me mjete rrethanore po mundohen të shuajnë flakët.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne vlore zjarr ne vlore

Sondazh

Poll