Aktualitet

FOTO/ Aksident në Rrëshen, përplasen makinat, 2 të lënduar

5 Tetor 2021, 09:20 Nga DOSJA
FOTO/ Aksident në Rrëshen, përplasen makinat, 2 të

RRËSHEN- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Rrëshen, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se nga aksidenti dy persona janë lënduar.

Të lënduarit janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërkohë që shkaku i aksidentit nuk dihet ende. Nga fotot e mëposhtme të publikuara nga Syri.net, shihen makinat e përplasura ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar policia.

Njoftimi i policisë: 

Mirditë/Informacion paraprak Në afërsi të një karburanti, në Mirditë, automjeti me drejtues shtetasin F.M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P.Gj., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë shtetasit P.P., dhe L.P., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin P.Gj. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rreshen aksident ne rreshen

Sondazh

Poll