Aktualitet

Rritja e çmimit të energjisë, qytetarët në Shkodër dalin në protestë

5 Tetor 2021, 10:13 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të energjisë, qytetarët në

SHKODËR– Ditën e sotme qytetarët në Shkodër janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë, ushqimeve dhe sektorëve të tjerë që do të preken nga kriza energjitike. Protesta e cila u organizua nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, u zhvillua në shesh të qytetit. Me pankarta në duar, qytetarët qëndruan 30 minuta në qendër të qytetit. Me flamurin shqiptar dhe biçikleta, të rinjë dhe të moshuarit me pankarta në duar kërkojnë nga qeveria që të mos ketë më rritje të çmimit të energjisë.

‘Ulni taksat’, ‘Rritja e çmimeve na rëndon ekonomikisht‘- shkruajnë disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike, e cila përfshin rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

 

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne shkoder rritja e cmimit te energjise proteste ne shkoder rritja e cmimit te energjise

Sondazh

Poll