Aktualitet

Vodhi paratë e pacientit me Covid, dënohet me 5 vite infermierja Ronida Hysa

5 Tetor 2021, 09:10 Nga DOSJA
Vodhi paratë e pacientit me Covid, dënohet me 5 vite infermierja

TIRANË– Infermierja e Infektivit, Ronida Hysa e cila vodhi paratë e një pacienti që ndërroi jetë nga Covid është lënë në arrest me burg. Ditën e sotme Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është ulur në 4 vjet e 4 muaj burg.

Infermierja e Spitalit Infektiv u arrestua në janar 2021 pasi u denoncua nga djali i personit që ndërroi jetë nga Covid. Në emisionin ‘Stop’ Hysa u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i një pacienti me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë. I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait të ndjerë i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, karta e kreditit e më pas janë zbuluar të gjitha tërheqjet që infermierja bëri në bankomat në disa zona të kryeqytetit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ronida hysa ronida hysa

Sondazh

Poll